“Xhebrailat” kërkojnë nga Kryetari i tyre që dita e enjte të jetë pushim për Suharekën - Gazeta Express
string(84) "xhebrailat-kerkojne-nga-kryetari-i-tyre-qe-dita-e-enjte-te-jete-pushim-per-suhareken"

Futboll

Gazeta Express

19/08/2022 17:21

“Xhebrailat” kërkojnë nga Kryetari i tyre që dita e enjte të jetë pushim për Suharekën

Futboll

Gazeta Express

19/08/2022 17:21

Grupi ultras i tifozëve të Ballkanit, “Xhebrailat” kanë reaguar në Facebook me një kërkesë për kryetarin e Komunës së tyre, Bali Muharremaj

Ky grup ka kërkuar nga kryetari Muharremaj që dita e enjte e javës së ardhshme të jetë ditë pushimi për Komunën e Suharekës.

Lexo Edhe:

Kjo për shkak së ndeshja e kthimit në mes të FC Ballkani dhe FC Shkupi pritet të luhet në Prishtinë të enjten e ardhshme, më 25 gusht.

“I nderuari Kryetari ynë i Komunës, z.Bali Muharremaj

Kërkojmë nga ju që data 25 gusht që i bie ditë e Enjte, që në Komunën tonë të jetë ditë pushimi, për ta shijuar këtë datë historike të gjithë ne. Dhe ta ken mundësin të gjithë të vinë në këtë ndeshje historike për qytetin tonë!”, thuhet në këtë kërkesë të Xhebrailave.

Ballkani është shumë afër për ta shkruar historinë pasi që mund të bëhet klubi i parë kosovarë që do të garon në një garë europiane të futbollit.

Ata fituan mbrëmë në Shkup me rezultat 1-2, duke bërë kështu një hap të madh drejt kualifikimit në garën e Ligës së Konferencave të UEFA-së.

Në rast fitoreje, Ballkani do t’i arkëtonte tre milionë euro për kualifikim në grupe. /GazetaExpress/