Xhavit Rexhaj dha dorëheqje nga bordi, Antikorrupsioni i tha se s’ka të drejtë të bëjë tifo për LDK’në


Gazeta Express
26 Maj 2019 21:07

Në Këshillin shtetëror të Cilësisë pati një Dorëheqje.

Xhavit Rexhaj u largua nga ky bord i Agjencisë së Akreditimit pasi konsideroi se nuk ka liri të shprehjes.

Dorëheqja e tij vjen pas Agjencia Kundër Korrupsionit i tha se s’ka të drejtë të bëjë tifo për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Rexhaj dorëhiqet nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë – 26.05.2019 – Klan Kosova

Rexhaj ka deklaruar për Gazetën Express ditë më parë se se Agjencia Kundër Korrupsionit ka dalë me qëndrim se lidhjet e tij me politikën sa është anëtar i Agjencisë përbëjnë konflikt interesi.

“Po, është e vërtetë që kam dhënë dorëheqje. Një nga arsyet është qëndrimi im për LDK’në. Agjencia Kundër Korrupsionit ka dal me qëndrim që nuk lejohet edhe me qenë anëtar i Agjencisë së Akreditimit edhe me pas lidhje me politikë”, ka thënë Rexhaj për Express.

Te fundit


Kthehu lart