Xhaka me deklaratë shokuse: "Fatkeqësisht nuk debutova me Zvicrën, s'mund të prisja" - Gazeta Express
string(79) "xhaka-me-deklarate-shokuse-fatkeqesisht-nuk-debutova-me-zvicren-smund-te-prisja"

Xhaka me deklaratë shokuse: “Fatkeqësisht nuk debutova me Zvicrën, s’mund të prisja”

Gazeta Express

17/02/2020 22:13

Mesfushori i Shqipërisë dhe Baselit, Taulant Xhaka, ka dhënë një intervistë të gjatë ku ka folur dhe për zgjedhjen e tij për kombëtaren shqiptare.

Shtatshkurtri duket se ka pritur më shumë për të luajtur me Zvicrën, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë mbanë dhe ka zgjedhur vendin e tij të origjinës, shkruan Telesport.

Lexo Edhe:

Shqipëria – Zvicra – “Federata e Shqipërisë shprehu interes për mua shumë herët dhe unë doja të provoja karrierën me kombëtare që në moshë të re. Nuk ishte një vendim kundër Zvicrës. E falenderoj Zvicrën që priti familjen time, u linda dhe u rrita, por doja të provoja eksperiencën me kombëtaret herët dhe kjo mundësi fatkeqësisht nuk mu dha me Zvicrën”.

Zgjedhja – “Familja ime nuk ka ndikuar aspak në vendim. Vendimi për të shkuar te Shqipëria ishte si rezultat i mosdurimit tim. Isha vetëm 19 vjeç, mosha më e mirë për të luajtur me kombëtaren. Mund të prisja thirrjen e Zvicrës, por nuk isha i sigurt nëse do të vinte ndonëherë. Kam luajtur në Euro2016 me Shqipërinë dhe kam realizuar një ëndërr të madhe. Nuk jam penduar për vendimin tim”.

Prestigji i kombëtares – “Në Shqipëri, njerëzit janë të ksuar pas kombëtares. Nëse je në kombëtare, ata autmatikisht të trajtojnë si hero. Ka raste kur shkoj në restorante dhe më paguajnë faturat”.

Graniti – “Ai ma thotë shpesh se më sheh si model, duke qenë se jam vllai i madh. Familja ime shkon shpesh në Londër, ndërsa ne asim me kamera. Kemi një lidhje të ngushtë. Ka raste që mund të mos shihemi për 6 muaj. Kur takohemi luajmë playstation, shohim lma, dalim me miqtë, nuk gjejmë kohë për të folur për karrierën tonë”.