Xhaka e Mustafi shkojnë në Amerikë


Gazeta Express
11 Korrik 2019 15:19

Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, bashkë me pjesën tjetër të ekipit të Arsenalit, e kanë marrë rrugën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do ta zhvillojnë fazën përgatitore parasezonale

Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi e kanë marrë rrugën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, dyshja shqiptare, së bashku me pjesën tjetër të ekipit të Arsenalit, sot janë nisur për në Amerikë, ku “Topçinjtë” do ta vazhdojnë fazën përgatitore parasezonale.

Dyshja shqiptare e ka postuar një fotografi në Instagram, ku shihen së bashku të ulur në aeroplan.

“Faza parasezonale fillon tash. Ndalesa e radhës, Los Angeles”, ka shkruar mesfushori kosovar.

Arsenali në turneun e SHBA-së do të zhvillojë edhe ndeshje miqësore, krahas përgatitjeve që do t’i kryejë atje.

Sezoni i ri i Premierligës do të fillojë më 9 gusht, ndërsa “Gunners” ndeshjen e parë do ta luajnë më 11 gusht kundër Newcastle United në udhëtim. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart