Xhaka: Do të luaja me qejf kundër Kosovës


Gazeta Express
15 Qershor 2019 22:30

Pas ndeshjes së yjeve në Fadil Vokrri, Granit Xhaka ka bërë të ditur se me gjithë qejf do të luante në një ndeshje kundër Kombëtares së Kosovës, mirëpo ka shtuar se kjo ndeshje do të ishte e vështirë.

Granit Xhaka është i pranishëm në Prishtinë pasi që ishte njëri ndër yjet që morën pjesë në “Lojën e Yjeve” në Prishtinë, e cila ishte organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe Komuna e Prishtinës për bamirësi, raporton Gazeta Express.

Pas kësaj ndeshjeje, e cila përfundoi me rezultat 4:4, ku u përball skuadra e Xhakës me atë të Milot Rashicës, Xhaka, i cili luan për Kombëtaren e Zvicrës, është shprehur i gatshëm të luajë edhe kundër Kosovës

“Do të kisha luajtur me qejf kundër Kosovës, ndonëse do të ishte e vështirë. Por, me qejf do luaja”, tha Xhaka në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Gjatë kësaj ndeshje, Xhaka e shënoi njërin nga tetë golat në “Fadil Vokrri” dhe atë e festoi duke e bërë shqiponjën me duar. Raportin e ndeshjes mund ta lexoni duke klikuar këtu. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart