Xhaferi pranon Propozim-vendimin e VMRO-së


Gazeta Express
17 Shtator 2019 20:07

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ka pranuar Propozim-vendimin për themelim të komisionit anketues për konfirmim të shkeljes së ligjeve dhe keqpërdorimeve në punën e PSP-së që sot ishte dorëzuar nga VMRO-DPMNE.

Nga Kabineti i Xhaferit informojnë se Propozimi është lëshuar në procedurë kuvendore dhe se plotësisht do të informojnë për atë se në cilën seancë do të vendoset ky Propozim-vendim për formim të komisionit anketues.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski paraprakisht sot informon se kanë dorëzuar kërkesë për themelimin e komisionit anketues i cili mund të përbëhet nga kryetari dhe 10 anëtarët të cilët duhet të hulumtojnë se në çka kanë shpenzuar rreth 15 milion euro në punën e deritanishme të PSP-së. Në komisionin anketues, siç tha, si anëtarë shoqërues ose vëzhgues, mund të ftohen edhe përfaqësues të ambasadave suedeze, amerikane dhe holandeze sepse këto tre shtete kanë pasur ndikim dhe invesim në buxhetin e PSP-së.

Te fundit


Kthehu lart