Xhaferi nuk pranon propozimin e partive maqedonase për ndryshim të ligjit - Gazeta Express
string(73) "xhaferi-nuk-pranon-propozimin-e-partive-maqedonase-per-ndryshim-te-ligjit"

Xhaferi nuk pranon propozimin e partive maqedonase për ndryshim të ligjit

Gazeta Express

11/12/2019 14:42

Debatit politik të partnerëve të koalicionit rreth Ligjit për përdorimin e gjuhëve i dha fund ai që është më i thirrur të flasë rreth procedurave për ndryshimet eventuale, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Mendim të ngjashëm ka edhe deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli.

Lexo Edhe:

“Ajo që e vërej, luhet lojë për pike politike.. – Asnjë deputet shqiptar…” –tha Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa.

Për Aleancën për Shqiptarët, mendimi i Komisionit të Venecias është subjektiv dhe është formuluar në një procedurë jotransparente.

“Ne si Aleance vlerësojme se elementi i vetëm i arsyeshëm i mendimit të Komisionit është nevoja për definimin e qartë të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në nivel shtetëror, në mënyrë që të zhduket pasiguria ligjore në lidhje me gjuhët e tjera zyrtare në nivelin lokal. Ndërkaq, në mënyrë absolute kundërshtojmë kritikën për procedurën e shkurtuar të miratimit të ligjit, sepse për këtë ligj është folur më shumë se një dekadë.” – deklaroi Syrja Rashidi, deputet i ASH-së.

Lidhur me implikimet financiare që dalin nga ligji, përfaqësuesit politik shqiptar janë të prerë, pushteti duhej t’i kishte parashikuar më parë, e tani e ka për obligim që të krijojë kushte për zbatimin e ligjit.