Xhaferi në takim me Mazin: RMV dhe Shqipëria kanë interesa të përbashkët në politikën e jashtme - Gazeta Express
string(94) "xhaferi-ne-takim-me-mazin-rmv-dhe-shqiperia-kane-interesa-te-perbashket-ne-politiken-e-jashtme"

Xhaferi në takim me Mazin: RMV dhe Shqipëria kanë interesa të përbashkët në politikën e jashtme

Ballina

Gazeta Express

14/05/2021 15:49

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot u takua me kryenegociatorin për aderimin e Republikës së Shqipërisë në BE, Zef Mazi.

Siç njoftojnë nga kabineti i tij, Xhaferi i potencoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, me dialog intensiv politik dhe bashkëpunim në të gjitha nivelet dhe u zotua për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha të shumta me interes të ndërsjellë.

Lexo Edhe:

“Foli edhe për situatën e brendshme në vend, si edhe përkushtimin në tejkalimin e kontesteve dekadëshe me Greqinë dhe Bullgarinë që kontribuoi që Republika e Maqedonisë së Veriut të fitojë anëtarësim në NATO dhe dritë të gjelbër nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian për fillimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kryetari Xhaferi foli edhe për diplomacinë parlamentare dhe rolin e Kuvendit në procesin e aderimit në BE, para së gjithash nëpërmjet ndryshimeve të ligjeve dhe nxjerrjes së legjislacionit të ri për proceset reformuese. Kryenegociatori Mazi foli për proceset aderuese të Shqipërisë në BE dhe theksoi se i përcjell dhe vlerëson rezultatet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian”.

“Ai e nënvizoi rolin vital të parlamenteve në zbatimin e mbikëqyrjes mbi hapat qeveritare dhe ndërtimin e pozicioneve shtetërore gjatë negociatave. Mazi shprehu shpresë se pas konstituimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, do të vazhdojë bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet parlamenteve të dy vendeve, sepse kjo e ndihmon procesin e eurointegrimit”, thuhet në njoftim.

Më tej shtohet se Xhaferi dhe Mazi u pajtuan se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ndajnë interes të përbashkët në planin e politikës së jashtme, në suazat e BE-së dhe NATO-s, të bashkëpunimit rajonal dhe përkushtimit për zhvillimin gjithëpërfshirës të Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/