Xhaferi: BDI duhet ta freskojë listën zgjedhore - Gazeta Express
string(46) "xhaferi-bdi-duhet-ta-freskoje-listen-zgjedhore"

Xhaferi: BDI duhet ta freskojë listën zgjedhore

Gazeta Express

19/02/2020 19:10

Zyrtari i lartë i BDI-së, Talat Xhaferi ka dalë me qëndrim se subjekti në të cilin bën pjesë në zgjedhjet e 12 prillit duhet ta freskojë listën zgjedhore.

Është bërë fakt se pa figurat e vjetra, për shembull Xhevat Ademi, Nevzat Bejta dhe Teuta Arifi, që kanë sjellë fitore më herët, 2006-2008, sërish edhe më 2020-n të shkohet me emrat e njëjtë?, ka qenë pyetja e gazetarit të TV21.

Lexo Edhe:

“Paraprakisht folëm për tërë reformën që është bërë dhe unë mendoj se në suaza të reformës duhet të ndodh edhe kjo që ju po e thoni. Unë mendoj se ka nevojë të freskohet lista”, ka shtuar Xhaferi.

Është kërkuar qëndrim nga personat e apostrofuar, ndërsa siç informon TV21, është përgjigjur vetëm Teuta Arifi. Ajo konfirmoi se nuk do të kandidojë si deputete, ngaqë synon të ushtrojë postin e kryetares së Tetovës deri në fund të mandatit.

“Unë jam kryetare e Komunës së Tetovës dhe planifikoj të vazhdoj punën këtu deri në përfundim të mandatit në 2021”, deklaroi Arifi.

Xhaferi u shpreh se ka disponim për të kandiduar si deputet dhe se do të ndjehej komod edhe si bartës i listës zgjedhore në njësinë numër pesë.

“Në relacion me votuesin, me qytetarin unë mendoj se jam komod për faktin që të përmbush pritshmëritë, ato janë procedura partiake”, thekson mes tjerash Xhaferi.

Jozyrtarisht, kohë më parë TV21 shkroi se BDI në këto zgjedhje për bartës të listës në njësinë numër pesë do ta ketë Talat Xhaferin, Izet Mexhitin në njësinë një, në njësinë dy do ta ketë Ilir Hasanin, ndërkaq në njësinë numër gjashtë vetë liderin Ali Ahmeti.

A.SH.