Xhafaj i kthen “reston” Tahirit


Gazeta Express
20 Shtator 2019 20:49

Ambasadori Britanik, Duncan Morgan, ka postuar një twitter lidhur mbi vendimin e djeshëm të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda që dënoi Saimir Tahirin me shërbim prove, duke i falur akuzat e rënda për trafik ndërkombëtar droge.

‘Aktgjykimi për Saimir Tahiri tregon se sistemi ligjor i Shqipërisë po rritet në pjekuri. Por dështimi për tu dënuar kundër akuzave më serioze shtron pyetje dhe tregon rëndësinë e shikimit përmes reformës gjyqësore deri në fund.’-poston ambasadori britanik.

Por ajo që tashtë nuk habit është fakti se like postimit të ambasadorit i ka bërë pasardhësi i Tahirit në Ministrinë e Brendshme, Fatmir Xhafaj.

Çka konfimon luftën midis dy ish-ministrave socialistë.

Tahiri në daljet e tij e ka sulmuar disa herë indirekt Xhafaj, duke i përmendur me mesazhe të koduara edhe vëllain i cili po vuan dënimin në Itali për trafik lëndësh narkotike.

Te fundit


Kthehu lart