Xhabir Zharku në grevë urie për shkak të cilësisë së ushqimit në qendër të paraburgimit - Gazeta Express
string(87) "xhabir-zharku-ne-greve-urie-per-shkak-te-cilesise-se-ushqimit-ne-qender-te-paraburgimit"

Xhabir Zharku në grevë urie për shkak të cilësisë së ushqimit në qendër të paraburgimit

Gazeta Express

25/05/2020 15:07

Ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, që është duke qëndruar në paraburgim, ka dy ditë që është futur në grevë urie, raporton Gazeta Express

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Tomë Gashi përmes një shkrimi në Facebook.

Lexo Edhe:

I njëjti thotë se Zharku është futur në grevë pas përkeqësimit të cilësisë së ushqimit.

“Sipas tij përvec ushqimit të dobët që ai nuk mundet fare ta konsumoj edhe për shkak se ai është diabetik. As në kantinën që është brenda burgut nuk ka fare ushqime cilësore që mund të blihen nga të paraburgosurit. Greva e tij është sensibilizuese që cështja e ushqimit në burg të përmirësohet. Sot e kam vizituar dhe gjendja e tij është stabile, me shenja të përkeqësimit”, ka shkruar Gashi.

Zharku po mbahet në paraburgim që nga data 14 dhjetor e vitit të kaluar. /Express/