Xavi: “Është pritur revolucion më i madh, por mos e nënvlerësoni Realin”


Gazeta Express
20 Shtator 2019 15:28

Xavi nuk ka asnjë dyshim, Reali është gjallë dhe do të luftojë për gjithë trofetë sezonin 2019/20.

Real Madridi e ka nisur shumë keq sezonin.

Skuadra e Zinedine Zidane nuk po arrin të gjejë formulën e duhur, dhe do ta ketë edhe më të vështirë ta bëjë këtë pas turpërimit nga PSG-ja në Champions League.

Edhe Xavi Hernandez, ishi i Barcelonës, thotë haptazi se ka pritur më shumë ndryshime, revolucion më të madh, por edhe me këtë skuadër beson se Madridi do të tregojë më shumë se deri më tani.

“Hazard? Është yll. Aktualisht është në mesin e pesë më të mirëve në botë. Tani, skuadra e vjetër po luan, por të shohim çfarë do të ndodhë me të rinjtë”, u shpreh Xavi.

“Madrid? Mendoj se Reali do të konkurrojë gjithmonë, s’ka asnjë diskutim, të jeni të sigurt. Është e vërtetë se është pritur revolucion më i madh, por në fund Madridi gjithmonë është aty”.

“Real Madrid në depresion? Jo, jo aspak. Kam kaluar nëpër situata të tilla shumë herë… Madridi ka shumë shpirtra dhe do të luftojë për gjithçka sërish, për këtë jam i sigurt”. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart