Wolves i “tremb” Juven dhe Liverpoolin me çmimin për Traoren - Gazeta Express
string(58) "wolves-i-tremb-juven-dhe-liverpoolin-me-cmimin-per-traoren"

Wolves i “tremb” Juven dhe Liverpoolin me çmimin për Traoren

Gazeta Express

22/10/2020 15:34

100 milionë euro, kjo është shuma që Wolverhampton kërkon për të lënë të lire Adama Traore.

Kërkesë kjo që është konsideruar shumë e lartë nga drejtuesit e Juventusit, të cilët kishin shfaqur interes për futbollistin gjatë merkatos së verës.

Lexo Edhe:

24-veçari konsiderohet si një nga sulmuesit e krahut më të fortë në qarkullim dhe bardhezinjtë nuk janë i vetmi klub që interesohet për të.

Gjithsesi shuma e kërkuar nga klubi anglez mbetet e lartë dhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, sipas raportimeve të medieve italiane, po mendojnë të ndërpresin bisedimet për lojtarin.

Për Traoren interesohet edhe Liverpooli, por Jurgen Klopp s’do të shpenzojë aq shumë për sulmuesin spanjoll.