Willian, përjetë në Chelsea


Gazeta Express
14 Tetor 2019 12:55

Futbollisti brazilian e ka konfirmuar lidhjen e tij të ngushtë me klubin anglez

E ardhmja e Willianit pritet të jetë e lidhur me Chelsean, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti brazilian është i gatshëm ta nënshkruajë kontratën e re me klubin anglez.

Mesfushori i krahut e ka shprehur dëshirën për të zhvilluar sa më shumë ndeshje me ekipin e tij të ëndrrave.

Willianit do t’i skadojë kontrata në verën e vitit 2020, por Blues janë të interesuar t’ia vazhdojnë atë.

Flitet se interesim për lojtarin ka shprehur Juventusi pasi atë e pëlqen tej mase trajneri Maurizio Sarri.

Në të kaluarën, interesim për Willianin kishte shfaqur edhe Barcelona. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart