Wilder e konfirmon: Lufta e madhe me Joshuan do të ndodhë


Gazeta Express
19 Maj 2019 11:45

Deontay Wilder ka premtuar se një meç unifikues me Anthony Joshuan do të ndodhë. Një duel mes ky kampionëve është përfolur shumë kohëve të fundit dhe është meçi të cilin të gjithë e duan dhe e presin të ndodhë.

Wilder e mbrojti titullin e botës WBC në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, pasi e rrahu Dominic Breazeale në rundin e parë me një nokaut sensacional të dielën në Nju Jork.

Amerikani tregoi formën e tij më të mirë, pasi e shkatërroi bashkatdhetarin e vet amerikan pas vetëm 43 sekondave, duke e çuar në 41 numrin e fitoreve nga 42 meçe në karrierë.

33-vjeçari nuk është mposhtur asnjëherë në karrierën e tij por është ndalur me barazim nga Tyson Fury para këtij meçi.

Joshua do t’i mbrojë titujt e tij në tri kategori, IBF, WBO dhe WBA kundër Ruiz Jr më 1 qershor.

 I pyetur pas meçit për një duel të mundshëm me boksierët britanikë, Tyson Fury dhe Anthony Joshua, Wilder tha: “Dyert nuk janë të mbyllura, jemi në diskutime.”

“Të gjitha palët e përfshira janë në bisedime. Ka shumë njerëz dhe mendime të përfshira. Duhet që ekipet tona të ulen, t’i bisedojnë gjërat, të sqarojnë çdo gjë dhe ta organizojnë këtë për tifozët”, shtoi ai.

“Meçet e mëdha do të ndodhin në një mënyrë nga e cila përfitojnë të gjithë. Ne e rrezikojmë jetën tonë këtu, prandaj t’i zgjidhim dallimet dhe do t’ju njoftojmë kur të vjen koha e meçeve”, shpjegoi ai./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart