WhatsApp lanson veçorinë e ndarjes së videove HD për përdoruesit e Android
AutoTech
Gazeta Express
26/08/2023 22:25
Veçoria e ndarjes së videove HD në WhatsApp ka
filluar të lansohet për përdoruesit e Android, disa ditë pasi platforma e
mesazheve në pronësi të Meta-s e bëri të mundur dërgimin e imazheve me
rezolucion të lartë.
Deri më tani,
WhatsApp ‘reduktonte’(madhësinë) e të gjitha videove të dërguara në platformë,
gjë që rezultoi që marrësit t’i shihnin ato në rezolucion më të ulët, transmeton
Telegrafi.
Ndonëse kjo ofroi
përfitime të dukshme për sa i përket transmetimit më të shpejtë të skedarëve,
si dhe përdorimit më të ulët të të dhënave dhe ruajtjes, aplikacioni i
mesazheve tani do t’i lejojë përdoruesit të zgjedhin të dërgojnë video specifike
me rezolucion të lartë.
Me këtë
përditësim për përdoruesit e Android, në aplikacion tani shfaqet një ikonë HD
në krye të ekranit kur zgjedh një video për ta ndarë me të tjerët.