Whatsapp dhe Instagram do të ndryshojnë emër - Gazeta Express

AutoTech

Gazeta Express

06/08/2019 23:02

Whatsapp dhe Instagram do të ndryshojnë emër

AutoTech

Gazeta Express

06/08/2019 23:02

Facebook do të tregojë “fuqinë” e vet dhe do u ndërrojë emrin dy aplikacioneve që i ka në pronësi tash e disa vjet.

Aplikacionet tash e tutje do të njihen me emrin “Whatsapp from Facebook” dhe “Instagram from Facebook”.

Këto ndryshime janë nisur nga kompania Facebook për të shtuar prezencën e saj brenda këtyre dy aplikacioneve shumë të popullarizuara. Këto ndryshime janë raportuar së pari nga mediumi The Information.

Facebook prej që i ka blerë këto dy aplikacione ka lënë që veprimet e tyre të ekzekutohen ndarazi./Gazeta Express/