West Hami i mohon zërat se po i bënë konkurrencë Juventusit për Depay - Gazeta Express
string(69) "west-hami-i-mohon-zerat-se-po-i-bene-konkurrence-juventusit-per-depay"

Futboll

Gazeta Express

12/08/2022 16:43

West Hami i mohon zërat se po i bënë konkurrencë Juventusit për Depay

Futboll

Gazeta Express

12/08/2022 16:43

Trajneri i West Hamit, David Moyes ka shpjeguar arsyet pse Nikola Vlasic ju bashkua Torinos duke thënë se ai nuk mund t’i garantonte atij vendin e startuesit, por ka mohuar zërat se Çekanët janë të interesuar për të nënshkruar me Memphis Depay

West Ham tashmë kanë nënshkruar me Gianluca Scamacca nga Sassuolo këtë verë dhe e kanë dërguar Vlasicin në Torino si të huazuar.

Lexo Edhe:

Kroati ka vuajtur për të pasur minuta të luajtura në sezonin e tij të parë në Premier Ligë.

Ishte e rëndësishme që Arthur të largohet, ne dëshironim që ai të kishte më shumë minuta të luajtura, e njëjta vlen edhe për Vlasic, ne nuk mund t’i garantonim atij vendin e startuesit”, citohet të këtë thënë Moyes në konferencën për shtyp nga Football London, transmeton GazetaExpress.

Torino e ka opsionin për ta blerë Vlasicin tërësisht më 2023, kurse sot Ivan Juric ka treguar që ai kishte rol direkt në këtë marrëveshje që e dërgoi bashkëatdhetarin e tij që të luajë për këtë skuadër.

West Ham është në treg edhe për një sulmues pavarësisht arritjes së Scamaccas dhe Depay është emri i fundit që është lidhur me kalim të skuadra e Londrës. Juventusi po ashtu janë në bisedime me holandezin i cili mund të largohet nga Barcelona si transfer i lirë.

Megjithatë, Moyes i ka mohuar këto thashetheme. “Nuk jemi ne”, tha ai kur është pyetur për atë se a janë këta skuadra që janë të interesuar për ta marrë në radhët e tyre ish yllin e Manchester United dhe Lyonit.

Juventusi po ashtu janë në kërkim për të marrë në radhët e tyre një sulmues nëse dështojnë ta ri marrin Alvaro Moratan nga Atletico Madrid dhe Depay konsiderohet i pari në listën e tyre të dëshirave për këtë rol. /GazetaExpress/