Werner mbërrin në Gjermani për testet mjekësore te Leipzigu - Gazeta Express
string(59) "werner-mberrin-ne-gjermani-per-testet-mjekesore-te-leipzigu"

Werner mbërrin në Gjermani për testet mjekësore te Leipzigu

Sport

Gazeta Express

08/08/2022 22:36

Chelsea dhe Red Bull Leipzig kanë rënë dakord për transferimin e sulmuesit Timo Werner.

Sulmuesi gjerman po largohet nga Chelsea vetëm pas dy sezoneve, për t’u rikthyer sërish te klubi nga “Red Bull Arena” – transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Werner ka mbërritur këtë të hënë në Gjermani dhe nesër është e planifikuar që t’u nënshtrohet testeve mjekësore, para se të nënshkruajë zyrtarisht kontratë 4-vjeçare me Leipzigun.

Chelsea do të fitojë 20 milionë euro nga shitja e 26-vjeçarit, teksa 10 milionë të tjera janë bonuse.

Werner ka luajtur te Leipzigu nga viti 2016 deri më 2020, kur u transferua te Chelsea për 53 milionë euro. /Gazeta Express/