Tjetër ndeshje, tjetër fitore për Leipzig.
Edhe njëherë në listën e golashënuesve hyri Timo Werner.
Ai shënoi një gol në fitoren 4-2 të Leipzig kundër Kolnit.
Werner shënoi golin për 3-1 në minutën e 50’, derisa për Leipzig shënuan edhe Patrik Schick, Christopher Nkunku dhe Daniel Olmo.
Derisa për ekipin vendas shënuan Jhon Cordoba dhe Anthony Modeste.
Kujtojmë se për Kolnin nga minuta e parë luajti talenti i Kosovës, Elvis Rexhbecaj. /Gazeta Express/