Wenger propozon të ndryshohet rregulla për pozitë jashtë loje për EURO 2020 - Gazeta Express
string(75) "wenger-propozon-te-ndryshohet-rregulla-per-pozite-jashte-loje-per-euro-2020"

Wenger propozon të ndryshohet rregulla për pozitë jashtë loje për EURO 2020

Gazeta Express

19/02/2020 12:19

Arsene Wenger, drejtuesi i FIFA-s për zhvillim global, e ka propozuar një ndryshim radikal në rregullën për pozitë jashtë loje. Ai ka propozuar që ky ndryshim të jetë i vlefshëm me fillim nga Kampionati Evropian i kësaj vere.

Rregulla për pozitë jashtë loje është kritikuar shumë gjatë muajve të fundit, pas fillimit të përdorimit të teknologjisë VAR, e cila ka bërë që golat të anulohet edhe për çështje milimetrash, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Rregulla aktuale thotë se një lojtar është në pozitë jashtë loje nëse e ka ndonjë pjesë të kokës, trupit apo këmbës para mbrojtësit të fundit të ekipit kundërshtar.

Me përdorimin e VAR-it, golat janë anuluar për çështje milimetrash, si në rastin e golit të Roberto Firminos të Liverpoolit kundër Aston Villas dhe golit të Raheem Sterlingut të Manchester Cityt kundër West Hamit.

“Problemi më i madh që njerëzit po e kanë me VAR-in ka të bëjë me rregullën për pozitë jashtë loje. Ne kemi pasur raste që janë anuluar golat për gjysmë centimetër, ose për shkak të hundës së një lojtari. Ka ardhur koha që kjo të bëhet më shpejt”, ka thënë Wenger.

“Rregulla duhet të ndryshojë dhe të jetë kështu lojtari nuk është në pozitë jashtë loje nëse cilado pjesë e trupit të tij është në vijë me mbrojtësin e fundit të ekipit kundërshtar, edhe nëse pjesët e tjera të trupit të tij janë në pozitë jashtë loje”.

“Kjo do ta zgjidhë problemin dhe nuk do të kemi më vendime për çështje milimetrash”.

Nëse ideja e Wengerit pranohet nga Bordi Ndërkombëtar i Shoqatave të Futbollit – që i bën rregullat e futbollit – atëherë këto rregulla të reja mund të hyjnë në përdorim qysh në Kampionatin Evropian të kësaj vere. /Gazeta Express/