Wenger: Pendohem që s’e transferova Messin në Arsenal


load
Gazeta Express
10 Shtator 2019 18:37

Arsene Wenger ka zbuluar se Arsenali ka qenë shumë afër transferimit të Lionel Messit nga Barcelona në vitin 2003 dhe thotë se ndihet i penduar që nuk ia kishte dalë ta blejë argjentinasin.

Arsenali e bleu Cesc Fabregasin nga klubi katalonas në të njëjtin vit dhe ish-trajneri francez pendohet se nuk kishte këmbëngulur për të arritur marrëveshje edhe për Messin, transmeton Gazeta Express.   

“Në jetë duhet të jetosh me pendime”, tha Wenger për beIN Sports.

“Kam vetëm një gjë që nuk e kam arritur në jetë. Ne ishim në bisedime me Messin kur e blemë Fabregasin sepse Messi kishte luajtur me të”, shtoi ai.

“Pique dhe Fabregas erdhën në Angli, ndërsa Messi qëndroi. Ne ishim të interesuar në t, por në atë kohë Messi ishte i paprekshëm”, theksoi ai. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart