Wenger e zbulon një sekret për shënuesin e dy golave ndaj Kosovës, Sancho


load
Gazeta Express
11 Shtator 2019 14:41

Trajneri Arsene Wenger gjatë periudhës sa e drejtonte Arsenalin, e dëshironte me ngulm talentin anglez

Arsene Wenger ka zbuluar se kishte tentuar ta transferonte Jadon Sanchon në periudhën kur e udhëhiqte Arsenalin, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo, trajneri francez nuk kishte arritur ta afronte super-talentin anglez, i cili më pas ishte transferuar në Borussia Dortmund.

“Unë dëshiroja ta merrja atë nga Manchester City, ku nuk kishte mundësi të luante. U mundova ta afroja pasi ai është nga Londra. Tentova ta sillja në Arsenal”, ka treguar trajneri francez për beIN Sports.

Mirëpo, Sancho e kishte zgjedhur Bundesligën dhe karriera e tij është ngritur tej mase. Gjatë verës, ai ishte bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane, përfshirë këtu edhe i Manchester Unitedit. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart