Weber: Samiti i Berlinit u organizua që t’i hiqej Mogherinit dialogu nga dora


Gazeta Express
15 Maj 2019 17:40

 Eksperti i çështjeve që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor, Bodo Weber, ka folur rreth atyre që kanë ndodhur në Samitin e Berlinit i cili u mbajt në Gjermani në fund prill të këtij viti.

Sipas Weber, Samiti i Berlinit u organizuar që të kishte një dakordim mes Gjermanisë dhe Francës, që të eliminohej një herë e përgjithmonë ideja për korrigjim të kufijve, që u prezantua nga Thaçi e Vuçiq.

Analisti gjerman thotë se gjithë kjo bllokadë e dialogut ka ardhur si pasojë e veprimeve politikisht të papërgjegjshme nga Federica Mogherini dhe ekipi i saj, rreth idesë për shkëmbime të territoreve dhe vendimit për taksën.

Weber ndër të tjera thotë se në takimin në Berlin ishte planifikuar që të fundosej ideja korrigjimit të kufijve në vija etnike.

“Berlini dhe Parisi u përpoqën që të bien dakord mbi një politikë të përbashkët” ka thënë Weber, shkruan ‘blic.rs’, trasnmeton Gazeta Express.

Ndërkohë ai potencon se Merkel dhe Makron e kanë marrë këtë iniciativë  që t’ia heqin nga dora dialogun Mogherinit.

“Shtetet kryesore anëtarë në këtë mënyrë i morën kontrollin ekipit të Mogherinit, e cila udhëhoqi procesin në mënyrë të paprecedentë”, ka thënë ndër të tjera Weber.

Ndërkohë kritika për mënyrën se si Mogherini e kishte udhëhequr dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vijnë edhe nga historiani Florian Bieber.

Ai ditë më parë kishte thënë së Federica Mogherini e kishte humbur kredibilitetin e saj, duke lejuar që në tavolinë të diskutimeve të vendosej ideja për korrigjim të kufijve./GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart