"We stand...", Blinkeni e fshin postimin nga Twitter-i, e zbut gjuhën ndaj Kinës - Gazeta Express
string(73) "we-stand-blinkeni-e-fshin-postimin-nga-twitter-i-e-zbut-gjuhen-ndaj-kines"

Lajme

Gazeta Express

18/09/2021 14:30

“We stand…”, Blinkeni e fshin postimin nga Twitter-i, e zbut gjuhën ndaj Kinës

Lajme

Gazeta Express

18/09/2021 14:30

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka fshirë një postim nga rrjeti social, Twitter, në të cilin kritikohej qeveria kineze dhe shprehej përkrahja e ShBA-së për popullin e Hong Kongut. Ai më pas publikoi një postim tjetër me gjuhë më të butë.

Në postimin fillestar të publikuar në llogarinë zyrtare të kryediplomatit amerikan në Twitter shkruhej: “Pekini duhet t’i lë të dëgjohen të gjithë zërat e banorëve të Hong Kongut. Diskualifikimi i këshilltarëve të distrikteve nga PRC-ja (Republika Popullore e Kinës) vetëm e dobëson stabilitetin afatgjatë politik e social të Hong Kongut. Ne qëndrojmë me popullin e Hong Kongut dhe vazhdojmë t’i përkrahim të drejtat dhe liritë themelore të tij.”

Lexo Edhe:

Postimi i tij erdhi pasi Kina largoi nga pozitat shtatë këshilltarë pro demokracisë dy ditë pasi duhej të dorëzonin informata për të ndihmuar në përcaktimin e çështjes nëse betimet e tyre në detyrë ishin të vlefshme, shkruan Fox News, transmeton Gazeta Express.

Pas fshirjes së postimit fillestar, në llogarinë e njëjtë më vonë u publikua një postim tjetër, në të cilin shkruhet: “Diskualifikimi i shtatë këshilltarëve rajonalë pro demokracisë nga Republika Popullore e Kinës e minon aftësinë e popullit të Hong Kongut për të marrë pjesë në qeverisjen e vet. Qeveritë duhet t’i shërbejnë popullit që e përfaqësojnë. Ulja e përfaqësimit bie ndesh me frymën e Ligjit Bazë të Hong Kongut.”

Kur u kontaktua nga televizioni Fox News për një deklaratë rreth vendimit për ta fshirë postimin fillestar, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se ai postim ishte shkruar me qëllim që të publikohet nga zëdhënësi e jo nga sekretari Blinken.

“Ekipi që e menaxhon llogarinë e sekretarit në Twitter e dërgoi gabimisht postimin që ishte bërë për të dalë nga zëdhënësi. Ne e rregulluam atë lëshim dhe postuam nga dy llogaritë, duke folur për diskualifikimin e këshilltarëve pro demokracisë nga Hong Kongu”, tha zëdhënësi. Ai këmbënguli se postimi nuk është fshirë shkaku i shqetësimeve politike./Gazeta Express