Del lista e VV'së, bartës Albin Kurti, pjesë e saj edhe Agim Bahtiri, Liburn Aliu e Besnik Bislimi jashtë - Gazeta Express
string(30) "vv-publikon-listenper-deputete"

Del lista e VV’së, bartës Albin Kurti, pjesë e saj edhe Agim Bahtiri, Liburn Aliu e Besnik Bislimi jashtë

Lajme

Gazeta Express

12/12/2024 0:12

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në listë prin Albin Kurti, pastaj Glauk Konjufca, e më pas numrin tre e mban Donika Gërvalla.

Lexo Edhe:

Në listën e VV gjendet edhe ish-kryteari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Por, aty nuk figuron emri i ministrit të Infrastrukturës, një nga aktivistët më të hershëm të VV, Liburn Aliu. Po ashtu nuk do të garojë as Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i Qeverisë Kurti.

Ministrat Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla e Faton Peci do të jenë pjesë e listës.

Ndërkaq, Avni Dehari do ta mbajë numrin 4 në listë.

Gjithashtu, në listë do të jetë edhe trajneri Bylbyl Sokoli, i cili iu bashkua gjatë ditës Vetëvendosjes.

Listës nuk i mungojnë as deputetët e komentuar në publik, Fitore Pacolli, Dimal Basha e Mefail Bajqinovci.