VV-ja nuk i dorëzoi detyrat, por në seancë merr pjesë - Gazeta Express
string(51) "vv-nuk-i-dorezoi-detyrat-por-ne-seance-marrin-pjese"

Gazeta Express

04/06/2020 10:20

VV-ja nuk i dorëzoi detyrat, por në seancë merr pjesë

Gazeta Express

04/06/2020 10:20

Partia e Albin Kurtit që dje nuk mori pjesë në seancën e zgjedhjes së Avdullah Hotit për kryeministër, si dhe në votimin e qeverisë së re, sot ka vendosur të marrë pjesë në seancën e planifikuar kohë më parë e në të cilën janë paraparë disa pika të rendit të ditës.

Këtë për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj partie Arlind Manxhuka.

Lexo Edhe:

“Po ne jemi subjekti më i madh parlamentar i dalë nga zgjedhjet e fundit të 6 tetorit 2019”, ishte përgjigja e Manxhukës.

Ndryshe seanca është planifikuar të mbahet me fillim nga ora 10:00.

Ndryshe në rendit e ditës janë paraparë të mbahen këto pika:

                                                     R e n d i  i  d i t ë s

1.     Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.     Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

3.     Propozimi për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

4.     Shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2020,

5.   Propozimi i Grupeve parlamentare për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës

Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, do të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, ju njoftojmë se prezenca mediave në këtë seancë, do të jetë e pamundur.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju njoftojmë se Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:

·      Ueb faqes së Kuvendit,

·      Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe

·      RTK-së, si medium publik.