VV-LDK, sot takim me ambasadorët e QUINT-it - Gazeta Express
string(42) "vv-ldk-sot-takim-me-ambasadoret-e-quint-it"

VV-LDK, sot takim me ambasadorët e QUINT-it

Gazeta Express

28/01/2020 7:08

Kur kanë mbetur edhe një javë deri në skadimin e afatit kushtetues për paraqitjen e kabinetit të ri qeveritar përpara Kuvendit të Kosovës nga i mandatuari për kryeministër Albin Kurti, ende nuk ka marrëveshje për koalicion nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës

As në takimin e së hënës pasdite mes dy liderëve të kësaj partie nuk është arritur dakordimi, ndërsa sot është paralajmëruar një tjetër takim.

Lexo Edhe:

Palët janë pajtuar që të zhvillohet një takim bashkë edhe me ambasadorët e QUINT-it në Prishtinë si dhe me shefen e Misionit të BE-së.

Ndryshe, ajo çfarë po mban peng mosarritjen e koalicionit është pozita e kryekuvendarit e cila mbahet nga Glauk Konjufca i VV-së.

Ofertat e tjera që kanë shkuar në adresë të LDK-së nga VV-ja qoftë për marrjen e një ministrie më tepër, ose edhe shtimin e numrit të përgjithshëm të ministrive, nuk janë marrë parasysh nga partia e Isa Mustafës.