VV demanton deklaratën e Thaçit se Kurti nuk i beson Glauk Konjufcës - Gazeta Express
string(81) "vv-demantonn-deklaraten-e-thacit-se-kurti-nuk-e-ka-njeri-te-afert-glauk-konjufcen"

VV demanton deklaratën e Thaçit se Kurti nuk i beson Glauk Konjufcës

Gazeta Express

29/09/2020 18:03

Në një intervistë në emisionin “Pressing”, me 24 shtator presidenti Thaçi ka thënë që gjatë një takimi me liderin e Vetëvendosjes (të mbajtur me 13 mars, 2020) , ish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka thënë atij që nuk i beson Glauk Konjufcës.

Madje sipas presidentit, Kurti i ka thënë që e mban anëtarin e kryesisë së partisë, Konjufcën në distancë.

Lexo Edhe:

Por të gjitha këto deklarata i ka mohuar të martën, Avni Zogiani.

Anëtari i Vetëvendosjes ka thënë që Kurti nuk e ka deklaruar një gjë të tillë.

“Kjo nuk është e vërtetë, madje më erdhi për të qeshur kur e përmendët këtë. Nuk e prisja këtë pyetje. Nuk është e  vërtete. Ka shumë shpica që tentojnë të nxisin deklarime të tilla”, ka thënë Zogiani.

Sipas tij, mund të ketë çështje që Kurti e Konjufca nuk pajtohen por që siç thotë Zogiani, Kurti gëzon besim të plotë te Konjufca.