VV-ja akuzon koalicionin qeverisës dhe PDK-në për dallavere në një zgjedhje brenda KQZ-së - Gazeta Express
string(86) "vv-akuzon-koalicionin-qeverises-dhe-pdk-ne-per-dallavere-ne-nje-zgjedhje-brenda-kqz-se"

VV-ja akuzon koalicionin qeverisës dhe PDK-në për dallavere në një zgjedhje brenda KQZ-së

Gazeta Express

30/09/2020 11:24

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin e Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, në një konferencë për media, ka thënë se është bërë një shkelje në përzgjedhjen e kryeshefit ekzekutiv të sekretariatit të KQZ-së.

Ai tha se është bërë një shkelje ligjore, pasi është thyer parimi ligjor i sigurisë juridike.

Lexo Edhe:

“Ky proces ka filluar në fund të qershorit me hapje të konkursit për kryeshefin ekzekutiv dhe për shkak të procedurave, për shkak të gjendjes me pandeminë janë bërë zvarritje, por kanë qenë të arsyeshme, por ajo që ka qenë më e rëndësishmja, se në procesin e përzgjedhjes, pas shpalljes së konkursit dhe pas dorëzimit të dokumenteve të kandidatëve, në KQZ për arsye krejtësisht politike, është ndryshuar udhëzimi administrativ i vitit 2012, që ka të bëjë pikërisht me caktimin e panelit brenda KQZ-së që bëjnë përzgjedhjen dhe propozimin për KQZ”, ka thënë Kurteshi.

“Askush nuk ndryshon rregullat e lojës pasi të fillojë loja. Kjo është shkelja që e ka bërë KQZ-ja. Për shkak që kanë pasur një marrëveshje paraprake për një kandidat të caktuar nga përfaqësues politikë të koalicionit qeverisës me ndihmën e PDK-së, kanë përzgjedhur një person”, shtoi Kurteshi. /Express/