Vushtrria, vatër e re e koronavirusit në Kosovë - Gazeta Express
string(46) "vushtrria-vater-e-re-e-koronavirusit-ne-kosove"

Gazeta Express

04/06/2020 7:15

Vushtrria, vatër e re e koronavirusit në Kosovë

Gazeta Express

04/06/2020 7:15

Numri i rasteve aktive me koronavirus ka shkuar në 72 në Vushtrri, duke e bërë vendin vatër të sëmundjes.

Informacionin e ka bërë të ditur Drejtori i Shëndetësisë së Komunës së Vushtrrisë, Sylejman Meholli.

Lexo Edhe:

Vetëm përgjatë ditës së djeshme, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka raportuar 14 raste të reja në Vushtrri.

Sipas komunikatës së lëshuar nga IKSHPK-ja, pesë nga rastet vijnë nga Vushtrria, katër nga Nadakovci, katër në Stanovc të poshtëm dhe një rast në Reznik. Të tri fshatrat e përmendura janë pjesë e Komunës së Vushtrrisë.

Ndërkaq, të hënën qyteti i Vushtrrisë raportonte 14 të diagnostikuar me virusin që shkakton sëmundjen Covid-19, nga 27 sa u shfaqën gjithsej në nivel qendror, sipas Institutit të Shëndetit Publik.

Sipas të njëjtit burim, përgjatë së mërkurës, 19 persona janë infektuar me virusin pandemik, ndërkaq 24 të tjerë janë shëruar nga Covid-19.