Vushtrria po fluturon nga gëzimi për shkëlqimin e Hasanit e Rashicës te Kosova


Gazeta Express
10 Tetor 2019 20:41

Kosova e fitoi minimalisht, 1:0, miqësoren me Gjibraltarin, të zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”. Madje, me një gol që e shënoi Florent Hasani qysh në minutën e 69-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Kjo ka bërë që klubi i njohur kosovar, Vushtrria, të krenohet më shumë se çdo klub tjetër i Kosovës. Hasani ka qenë futbollist i Vushtrrisë, për të cilën ka luajtur edhe ylli kosovar, Milot Rashica.

Andaj, ekipi bardh e kaltër po krenohet që ia ka dhënë Kosovës dy lojtarë fantastikë.

“Goli parë i Florent Hasanit në fanellën e përfaqësueses së Kosovës kundër Gjibraltarit! Gjithmonë krenar me djelmoshat tanë! Suksese në të ardhmën Florent Hasani dhe Milot Rashica”, ka shkruar ish klubi i Hasanit e Rashicës në faqen zyrtare në Facebook. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart