Vuçiqi: Nëse s’do ta dënonim sulmin në Ukrainë, nuk do të mund ta thoshim se Kosova është Serbi - Gazeta Express
string(92) "vuciqi-nese-sdo-ta-denonim-sulmin-ne-ukraine-nuk-do-te-mund-ta-thoshim-se-kosova-eshte-serbi"

Lajme

Gazeta Express

08/03/2022 23:50

Vuçiqi: Nëse s’do ta dënonim sulmin në Ukrainë, nuk do të mund ta thoshim se Kosova është Serbi

Lajme

Gazeta Express

08/03/2022 23:50

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia nuk do të mund të thoshte kurrë se “Kosova është pjesë e Serbisë”, nëse nuk do t’i bashkohej dënimit të pushtimit rus në Ukrainë.

“Serbia duhet të respektojë integritetin territorial dhe ta bazojë politikën në këtë. Ne i respektojmë normat ndërkombëtare, mbajtjen e Kosovës si pjesë të Serbisë. Nëse s’do të dënonim pushtimin e Ukrainës, ne nuk do të kishim kurrë të drejtën morale të përdornim këtë argument”, ka thënë Vuçiq të martën në mbrëmje për “B92”.

Vuçiqi ka shtuar se nga e enjtja më s’do të ketë eksporte të miellit, grurit dhe vajit nga Serbia. Sipas tij, Serbia ka mjaftueshëm për veten dhe rajonin.

Vuçiq ka thënë se është në biseda të vazhdueshme me ambasadorët e QUINT-it për zhvillimin e zgjedhjeve të Serbisë në prill, edhe brenda territorit të Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement