Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka konfirmuar se janë gjetur eshtrat e 15 personave nga gërmimi në Rashkë (Serbi).
Aksioni për gjetjen e eshtrave të këtyre personave, sipas Vuçiqit, nuk u bënë pa dijeninë dhe miratimin e autoriteteve serbe.
Ndëkaq, Vuçiqi shpjegoi se Beogradi zyrtar, gjatë bisedimeve në Bruksel, kishte insistuar që të bëhet kërkimi i eshtrave të të gjithëve.
“… por gjithashtu kërkuam që gërmimet të kryheshin në pesë lokacione në Kosovë, veçanërisht Metohi. Beogradi beson se ka serbë të varrosur në atë pjesë.
“Ne u thamë atyre se ishte absolutisht e papërshtatshme në këtë moment, por që nëse ata do të donin, unë do të shkoja i pari në veri dhe për shtatë ditë do të shkoja, duke gërmuar në afërsi të Gjakovës. Meqenëse na dërguan një letër, ne ua dërguam atyre një letër”, u shpreh Vuçiqi