Vuçiq tregon se si do të sillet me Hotin në Washington - Gazeta Express
string(54) "vuciq-tregon-se-si-do-te-sillet-me-hotin-ne-washington"

Gazeta Express

15/08/2020 12:25

Vuçiq tregon se si do të sillet me Hotin në Washington

Gazeta Express

15/08/2020 12:25

Më 2 shtator të këtij viti në Washington do të zhvillohet takimi në mes të Kosovës dhe Serbisë i cili ishte planifikuar të mbahej më 27 qershor për që u anulua shkaku i njoftimit të Prokurorisë Speciale të Hagës për presidentin, Hashim Thaçi.

Për këtë takim në Amerikë në Pink Tv ka folur kreu i shtetit serb, Aleksander Vucic, sipas të cilit Serbia ndodhet në një pozicion të vështirë për shkak se Perëndimi dhe shumica e BE’së e konsiderojnë Kosovën si një shtet të pavarur.

Lexo Edhe:

Por Vuçiq thotë se pavarësisht një fakti të tillë, Serbia nuk do ta trajtojë Kosovën si një shtet të pavarur, as në takimin e Washingtonit e as në Bruksel, raporton Gazeta Express.

“Ata vijnë në negociata për arsye të ndryshme, por e para është që të kenë mundësinë që të prezantojnë veten e tyre si shtet të pavarur. Por ne nuk do t’i trajtojmë si të tillë në Washington dhe Bruksel”, ka thënë Vuçiq./Express/