Vuçiq spekulon pak: Zgjedhjet në Kosovë më 6 tetor, qeveria formohet në dhjetor


Gazeta Express
22 Gusht 2019 12:35

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po e përcjell situatën në Kosovë. Pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Vuçiq ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, ku ka spekuluar për datën e zgjedhjeve në Kosovë dhe afatin kur do të formohet qeveria e re.

“A mund të bëjë Amerika presion më të fortë (për heqjen e taksës), – jam i bindur se mundet. A do të ndodhë kështu mendoj se të gjithë e presin shpalljen e zgjedhjeve në Prishtinë dhe përfundimin e tyre. atje situatë është e tillë që i keni katër subjekte politike që i kanë rreth 20 përqind, kështu që është e vështirë të parashikoni rezultatin përfundimtar dhe se si do të zhvillohet gjërat në fushatë në mënyrë që më pas të bëhet presion për fillimin e bisedimeve. Llogarisni, nëse më 6 tetor atje janë zgjedhjet, me shumë gjasa qeveria në Prishtinë formohet në muajin dhjetor dhe tek atëherë mund të presim presion më të madh për fillimin e dialogut substanciale ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Vuçiq.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart