Vuçiq: Shkuarja në Hagë vetëm shfaqje, Haradinaj do të kthehet si hero më i madh


Gazeta Express
23 Korrik 2019 21:18

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se ftesa dhe paraqitja e Ramush Haradinaj para Gjykatës Speciale në Hagë, nuk është asgjë vetëm se një shfaqje.

“Nuk kam iluzione, as nuk pres shumë. Pres një farsë, një shfaqje dhe se do të thotë se UÇK-në e kanë përbërë trimat që e mbrojtën vendin nga agresorët serbë”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për televizionin serb TV Pink.

Vuçiq madje e ka lidhur ftesën e Haradinaj me vrasjen e dhjetë serbë në Graçkë të Lipjanit pasi që tani është përvjetori i këtyre vrasjeve. Por Vuçiq shton se kishte pritur që Haradinaj të gjykohet gjithashtu edhe për krime tjera.

Po ashtu Vuçiq thotë se pret që Haradinaj të kthehet shpejt në Kosovë.

Ndryshe Haradinaj kishte reaguar mbrëmë ndaj deklaratave të Vuçiq se dorëheqja është një farsë.

“Le të japë ai dorëheqje vetëm për të marrë vëmendje”, kishte thënë Haradinaj në një intervistë në emisionin Pressing në T7. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart