Vuçiq shkon në Amerikë për të folur rreth Kosovës


Gazeta Express
19 Gusht 2019 8:28

Aleksandar Vuçiq do të takohet nesër me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo, në New York.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet nesër me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo, në New York, ka njoftuar departamenti amerikan i shtetit.

Tema kryesore e bisedës mes Vuçiqit dhe Pompeos pritet të jetë gjendja në Kosovë.

Pompeo në New York do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Lindjen e Mesme kurse parashihet edhe një takim mes tij dhe sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Te fundit


Kthehu lart