Vuçiq sfidon Perëndimin, mbron vëllazërinë ruso-serbe - Gazeta Express
string(52) "vuciq-sfidon-perendimin-mbron-vellazerine-ruso-serbe"

OP/ED

Gazeta Express

17/11/2022 10:30

Vuçiq sfidon Perëndimin, mbron vëllazërinë ruso-serbe

OP/ED

Gazeta Express

17/11/2022 10:30

Në shenjë rezistence ndaj thirrjeve të Perëndimit për të zgjedhur mes Moskës dhe Perëndimit, presidenti serb Aleksander Vuçiç tha se marrëdhëniet vëllazërore të vendit të tij me Rusinë nuk mund të shkatërrohen dhe se Beogradi nuk do të shembej kurrë nën presion. Vuçiç e bëri deklaratën gjatë një takimi me Turko Daudov, këshilltar i liderit çeçen Ramzan Kadirov.

Vuçiç u takua me Daudov në Beograd, e madje pozoi i veshur me rroba tradicionale çeçene, të cilat iu bënë dhuratë.

Lexo Edhe:

“Për ne, populli rus është popull vëlla dhe historia e ka provuar këtë shumë herë gjatë shekujve. Prandaj, marrëdhëniet ruso-serbe nuk mund të shkatërrohen nga asnjë presion”, tha Vuçiç.

Komentet vijnë vetëm një ditë pasi shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se Brukseli ishte “shumë i shqetësuar për situatën në Ballkanin Perëndimor”, duke shtuar se “tensionet e panevojshme dhe kundërproduktive” midis Kosovës e Serbisë “po arrijnë një nivel shumë, shumë të rrezikshëm”, e duke paralajmëruar se “fatkeqësisht jemi në prag të një krize tjetër”.

Daudov tha se situata aktuale në botë është e vështirë, por Rusia qëndron e vendosur në mbrojtjen e vlerave familjare, tradicionale e shpirtërore, dhe e ka hedhur poshtë “ideologjinë e huaj” të mbështetur nga Perëndimi.

“Por pavarësisht gjithë vështirësive dhe presionit të jashtëzakonshëm të ushtruar nga Evropa, udhëheqja dhe populli i Serbisë jo vetëm që nuk e kundërshtoi, por e përkrahu Federatën Ruse”, tha Daudov.

Serbia është përballur me kritika të forta për shkak të refuzimit për t’u rreshtuar me sanksionet dhe politikën e jashtme të BE, si dhe për mbajtjen e lidhjeve të forta miqësore me Moskën.

Në shtator, ministri i jashtëm serb Nikola Selakoviç u detyrua të mbronte marrëveshjen për këshillim për 2023-2024 që ai kishte firmosur me homologun rus Sergei Lavrov jashtë takimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.

Në protestat në Serbi shpesh shfaqen portrete të presidentit rus Vladimir Putin dhe flamuj rusë.

Lidhjet e Beogradit me Moskën vazhdojnë të bezdisin kryeqytetet perëndimore. Më herë, Gjermania paralajmëroi Serbinë kundër kultivimit të marrëdhënieve më të ngushta me Rusinë, duke thonë se kjo do të dëmtonte përpjekjet për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Serbia ka qenë kandidate që më 2012, por perspektiva duket e dobët pa normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, të cilën refuzon ta njohë si shtet i pavarur.

Situata në veri të Kosovës u tensionua më tepër javët e fundit teksa anëtarë të komunitetit serb dhanë dorëheqjen nga institucionet e vendit si shenjë kundërshtimi ndaj kërkesës së qeverisë që të gjitha makinat në pronësi të qytetarëve të Kosovës duhet të kenë targa kosovare.

Analistë sigurie kanë paralajmëruar për një mobilizim të madh të serbëve më 21 nëntor, ndërsa

Prishtina do të nisë vënien në zbatim të ligjit, me plane për institucionet e braktisura dhe rrugët e bllokuara.