Vuçiq rrit pagat e pensionet në Serbi, ushtrisë i garanton rritjen më të lartë - Gazeta Express
string(77) "vuciq-rrit-pagat-e-pensionet-ne-serbi-ushtrise-i-garanton-rritjen-me-te-larte"

Gazeta Express

16/09/2022 18:40

Vuçiq rrit pagat e pensionet në Serbi, ushtrisë i garanton rritjen më të lartë

Gazeta Express

16/09/2022 18:40

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar rritje pagash e pensionesh.

Kjo rritje sipas Vuçiqit do të zbatohet nga janari i vitit të ardhshëm dhe do të jetë 20%, ndërsa për Ushtrinë 25%, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Po sigurohemi që njerëzit të mos vuajnë. Madje edhe ata që s’na duan, thonë lërjani këtë punë Vuçiqit dhe Bërnabiqit që ta zgjidhin sepse e bëjnë më mirë se kushdo tjetër në botë”, ka thënë Vuçiq.

“Së bashku, nga janari do të kemi 20% rritje. Për ushtrinë rritja do të jetë 25%”, ka thënë Vuçiq për TV Pink.