Vuçiq: Presionet rreth Kosovës po vijnë, na pret një vit i vështirë - Gazeta Express
string(65) "vuciq-presionet-rreth-kosoves-po-vijne-na-pret-nje-vit-i-veshtire"

Vuçiq: Presionet rreth Kosovës po vijnë, na pret një vit i vështirë

Lajme

Gazeta Express

05/01/2021 13:36

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se vendi i tij do të përballet me një vit të vështirë, me shumë sfida.

Në mesin e sfidave me të cilat do të përballet, Vuçiq e përmendi edhe presionin rreth Kosovës, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Nuk është një vit i lehtë për të luftuar me COVID-10, presionet rreth Kosovës po vijnë. Nuk është një vit i lehtë ekonomik përpara, sepse të gjithë do t’i kërkojnë shtetit ndihmë… Sigurisht që një vit i vështirë na pret, ka shumë sfida para nesh”, tha ai.

Ditët e fundit, Vuçiq po merret me disa përgjime që tha se iu bënë atij. Ai deklaroi sot se ka një regjistrim të një pjese të bisedave të përgjuara.

“Unë i mbaj ato regjistrime dhe nuk do t’jua jap, nuk do ta shkatërroj vendin tim”, deklaroi Vuçiq. /Express/