Vuçiq: Pas COVID-19 na pret Kosova - Gazeta Express
string(33) "vuciq-pas-covid-19-na-pret-kosova"

Vuçiq: Pas COVID-19 na pret Kosova

Gazeta Express

30/05/2020 11:27

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se pas tejkalimit të pandemisë me COVID-19 do t’i duhet të merret me çështje të vështira. Sipas tij zgjidhja e problemit me Kosovën është një prej çështjeve më të rëndësishme.

Këto deklarime Vuçiq i ka bërë derisa ka marrë pjesë në nisjen e punimeve për ndërtimin e hekurudhës Beograd-Budapest.

Lexo Edhe:

Kreu i shtetit serb ka paralajmëruar se çështja e Kosovës do të duhet të zgjidhet sapo të kalojë situata me COVID-19.

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë i bllokuar që nga nëntori 2018 si pasojë e taksës 100 %.

Ndërkohë nga BE’ja dhe SHBA’ja në vazhdimësi ka pasur thirrje për rinisje të negociatave.

Rikthimin në tryezën e diskutimeve e kanë vonuar zhvillimet e brendshme politike në Kosovë, derisa nuk pritet që të ketë negociata para përfundimit të zgjedhjeve në Serbi të cilat do të mbahen në muajin qershor të këtij viti./Express/