Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar Kosovën për çdo pikë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, që sipas tij, janë shkelur nga shteti.
Vuçiq, me anë të një konferencë, i ka cilësuar trazirat e marsit të 2004-ës si “përsekutuese” ndaj popullit serb, përcjell Gazeta Express.
Udhëheqësi i Serbisë ka paralajmëruar edhe masa karshi vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin në targa.
“Nesër do të flasim për masat tona, do të jenë të dhimbshme, e sidomos në aspektin ekonomik. Shpresoj të mos jetë e nevojshme të marrim këto masa”, ka thënë ai.
Vuçiq ka paralajmëruar edhe se do të ftojë KFOR-in e NATO-n që të intervenojë lidhur me rastin.
Ai tha se ka diskutuar për situatën me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrel. Vuçiq paralajmëroi që nesër do të thrrasë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Serbisë.
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...