Vuçiq: Pa e zgjidhur "nyjën" e Kosovës Serbia nuk mund të hyjë në BE - Gazeta Express
string(65) "vuciq-pa-e-zgjidhur-nyjen-e-kosoves-serbia-nuk-mund-te-hyje-ne-be"

Vuçiq: Pa e zgjidhur “nyjën” e Kosovës Serbia nuk mund të hyjë në BE

Gazeta Express

01/06/2020 10:26

Nuk ka dyshim se pa e zgjidhur “nyjën e Kosovës”, Serbia nuk do të jetë anëtare e BE-së.

Kështu ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq sipas të cilit ky është një mesazh i qartë i Brukselit.

Lexo Edhe:

Vucic ka thënë se Serbia nuk mund të jetë anëtare e BE-së pa e zgjidhur çështjen e Kosovës.

“Pa e zgjidhur çështjen e Kosovës, dhe nuk e di kush dhe çfarë mendon të propozojë, Serbia nuk mund të jetë anëtare e BE-së”. Askush nga Evropa nuk na gënjeu në këtë pikë, këtë e thanë që në takimin e parë në 2012-ën”, tha Vucic në TV Pink.