Vuçiq: Më duhet edhe një dëshmi më shumë që të tregoj se kush e vrau Ivanoviqin


Gazeta Express
18 Mars 2019 6:47

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se me një dëshmi më shumë mund të tregojë se kush është vrasësi i Oliver Ivanoviqit.

Ai tha sonte për TV “Pink”, se përfaqësuesit e opozitës në Serbi, si dhe autoritetet e Kosovës e akuzojnë atë se është fajtor për vrasjen e Ivanoviqit, por nuk mund ta bindin askënd lidhur me këtë.

“Të çmendurit! Unë jam gati të shkoj kudo, në çdo kohë dhe para kujtdo të përgjigjem. Më shumë do të doja sikur të mos isha se sa të marrë pjesë në vrasje”, tha Vuçiq.

Ndryshe, Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar të vitit të kaluar para selisë së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut dhe një hetim është duke u zhvilluar lidhur me rastin.

Te fundit


Kthehu lart