Vuçiq mbron vajzën që akuzohet për tentim vrasje të një studentes protestuese, paralajmëron se do ta fal nga dënimi - Gazeta Express
string(114) "vuciq-mbron-vajzen-qe-akuzohet-per-tentim-vrasje-te-nje-studentes-protestuese-paralajmeron-se-do-ta-fal-nga-denimi"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 7:00

Vuçiq mbron vajzën që akuzohet për tentim vrasje të një studentes protestuese, paralajmëron se do ta fal nga dënimi

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 7:00

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se do të falë nga ndjekja penale një vajzë 25-vjeçare, e cila ishte e dyshuar për tentim vrasje, pasi me veturën e saj goditi një studente në janar, gjatë një bllokade të trafikut në Novi Beograd.

Gjatë një lidhjeje telefonike për televizionin Informer, Vuçiq deklaroi se do ta falë nga ndjekja penale apo dënimi, të dyshuarën nëse ajo dhe familja e saj bien dakord.

“Ajo nuk e meriton këtë që po i ndodh. Për mua është e tmerrshme që, si president që për nëntë vjet nuk kam dhënë asnjë falje, tani jam i detyruar të korrigjoj padrejtësitë që po i bëjnë prokuroritë dhe gjykatat. Do të vazhdoj ta bëj këtë, sepse padrejtësia është aq e qartë sa më detyron të mbroj të pambrojturit, të persekutuarit dhe viktimat e sulmeve të përditshme,” tha presidenti.

Ai akuzoi disa përfaqësues të drejtësisë në Serbi se “kanë vendosur padrejtësinë dhe paligjshmërinë si parimet më të larta”.