Vuçiq i vendosur: S’ka njohje të Kosovës në kufijtë aktualë


load
Gazeta Express
22 Tetor 2019 8:48

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka përjashtuar mundësinë që Beogradi duhet ta njohë Kosovën brenda kufijve të saj aktualë.

Ai në një intervistë për Standardin e Vjenës ka shtuar se nuk ka gjasa që Beogradi ta njohë Kosovën edhe pse thotë se ka dëgjuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që BE-ja ka ndryshuar qëndrimin e saj dhe se mund të kërkonte njohje nga Beogradi, transmeton Klan Kosova.

I pyetur nëse Serbia do ta njohë ndonjëherë Kosovën si një anëtare e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare, Vuçiq u përgjigj se kjo ishte një pyetje e vështirë për serbët.

Te fundit


Kthehu lart