Vuçiq ia uron ditëlindjen Trumpit, i kërkon diçka për Kosovën


load
Gazeta Express
14 Qershor 2019 11:52

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka uruar ditëlindjen presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke i bërë edhe disa kërkesa për Kosovën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka uruar ditëlindjen presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke i uruar “shëndet dhe shumë fat”.

Së bashku me urimet e tij për “shumë sukses në detyrë”, Vuçiq sërish i bëri ftesë për vizitë në Serbi.

“Më lejoni të shfrytëzoj rastin që t’ju bëj ftesë ta vizitoni Serbinë, sepse asnjë president i SHBA-së nuk e ka bërë që gati katër dekada. Serbia dhe SHBA ishin miqësore duke luftuar së bashku kundër padrejtësive në dy luftëra botërore dhe mes nesh ekzistojnë lidhje të fuqishme historike”, thuhet në urimin e tij.

Ai ka kërkuar që raportet mes Serbisë dhe SHBA-së të kthehen në nivelin e kaluar të partnerëve, derisa përmendi gatishmërinë e Trumpit për zhvillimet në Ballkan, duke qenë se disa herë ka shfaqur interesim për të ndihmuar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës në zgjidhjen e problemit të Kosovës.

“Siç e dini edhe ju, zotëri president, nëpërmjet problemit të Kosovës janë duke u shkelur interesat jo vetëm të Beogradit dhe Prishtinës por edhe të temave të ndryshme ndërkombëtare që krijojnë manipulime dhe destabilizim të pafund politik. Por, askujt nuk i intereson më shumë të zgjidh këtë problem më shumë se Serbisë. Për këtë arsye realisht dhe me guxim, me dëshirë dhe besim jemi nisur në kërkim të zgjidhjes së problemit afatgjatë, që vendit tim, por edhe gjithë rajonit, mund t’i sjell stabilitet, bashkëpunim, prosperitet ekonomik dhe përparim në rrugën evropiane”, thuhet në urimin e Vuçiqit për Trumpin.

Ai ka thënë se njësoj sikurse qytetarët e Serbisë, e di se SHBA-të kanë raport të veçantë me Kosovën duke e konsideruar si shtet të pavarur të cilin gjithmonë e kanë mbështetur dhe ndihmuar.

Por, ai beson se Trump do të udhëheqë një politikë tjetër, shkruan Lajmi.net.

“Duke ndjekur punën e juaj energjike, duke qenë se ekziston ideja e guximshme dhe gatishmëria për ndryshime, nganjëherë edhe veprime të papritura në zgjidhjen e problemeve, jam i bindur se ju do të udhëhiqëshit një politikë më ndryshe rreth kësaj teme. Pikërisht për këtë arsye kërkoj të ndikoni që Prishtina të heq taksën ndaj mallrave serbe, në mënyrë që dialogu, me cak të arritjes së kompromisit dhe zgjidhjes së pranueshme nga të dyja palët, të vazhdojë”, u shpreh ai.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart