Vuçiq i drejtohet Edi Ramës në Shkup: Miku im i dashur, i nderuar - Gazeta Express
string(63) "vuciq-i-drejtohet-edi-rames-ne-shkup-miku-im-i-dashur-i-nderuar"

Vuçiq i drejtohet Edi Ramës në Shkup: Miku im i dashur, i nderuar

Lajme

Gazeta Express

29/07/2021 10:39

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq e kryeministri i Shqipërisë Edi Rama janë duke qëndruar në Shkup në një vizitë dy ditore, ku janë pritur nga kreu i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev, raporton Gazeta Express.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev bashkë me homologun nga Shqipëria Edi Rama dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq po  marrin pjesë në Shkup, në Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal.

Lexo Edhe:

Para të pranishmëve në fillim ka folur Zaev, ndërsa pas tij e ka marrë fjalën presidenti serb.

Ajo që ka rënë në sy, ka qenë mënyra se si Vuçiq iu është drejtuar kryeministrit të Maqedonisë dhe atij të Shqipërisë.

Derisa Zaevit i ka thënë vetëm zyrtarisht, “i nderuar kryetar i Qeverisë”, Ramën, Vuçiqi e ka quajtur “mik të dashur e të nderuar”.

“I nderuar kryetar i qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev, miku im i dashur i nderuar, z.Rama, të nderuar mysafirë”, tha Vuciq.

Sot ndërkaq, është paralajmëruar se do të ndryshohet edhe emri i iniciativës minishengen.

“Nuk jemi torollak e as naiv të mendojmë që dikush do të punojë në favor të shteteve tona, nëse ne nuk e bëjmë këtë”, tha Vuçiq./GazetaExpress/