Vuçiq: Harrojeni se do ta njohim Kosovën - Gazeta Express
string(39) "vuciq-harrojeni-se-do-ta-njohim-kosoven"

Gazeta Express

02/07/2020 22:11

Vuçiq: Harrojeni se do ta njohim Kosovën

Gazeta Express

02/07/2020 22:11

Beogradi zyrtar nuk do të ndryshojë qëndrimet për vazhdim të bisedave me Kosovën. Kështu të paktën ka thënë të enjten mbrëma presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas Vuçiqit, Serbia do të luftojë për të mos qenë fajtore për mungesë të dialogut.

Lexo Edhe:

“Do të luftoj për të mos qenë fajtorë për mungesë të dialogut. Ne këtu bisedojmë dhe negociojmë me perëndimin, e jo me shqiptarët”, ka shpjeguar Vuçiq, raporton “b92.net”.

I pari i shtetit serb nuk sheh zgjidhje për Kosovën. Por që të pranojë pavarësinë e Kosovës nuk është opsion për Vuçiqin.

“Të njohim pavarësinë e Kosovës – këtë harrojeni. Nuk shoh zgjidhje. Kur e kam parë, të gjithë më janë hedhur në qafë”, ka thënë Vuçiq.

Për RTS, Vuçiq ka thënë se rruga evropiane mund të ndërpritet nëse nuk zgjidhet çështja e Kosovës.